A ka premisa të përshkallëzohet protesta e studentëve? Ironizohet qasja "paqësore" e pushtetit me police femra

Postuar në 11 Nëntor, 2015 13:23

Nisi si një reagim i motivuar edhe nga rebelizmi i aktivistëve të Vetëvendosjes në Kosovë me studentë që hodhën vezë në drejtim të kryeministrit dhe në pak ditë kundërshtia për reformën në arsimin e lartë ka fituar terren në ambjentet universitare. Studentë të fakulteteve të ndryshme të Tiranës, por dhe të Universitetit të Durrësit u bënë bashkë në një marshim nga Korpusi Qendror (Universiteti Politeknik) drejt Kryeministrise në një marshim protestë. Me pankarta dhe thirrje "S’keni parë asgjë akoma; “Nëse sot jemi me qindra, nesër do jemi me mijëra. Këta pushtetarë duan të zhvasin studentin, duan të mbushin xhepat e tyre" stdudentët kanë qëndruar para selisë së qeverisë duke protestuar edhe për dhunën ndaj studentëve që qëlluan me vezë kryeministrin.
“Kemi ardhur për të protestuar për dhunën policore dhe kundër reformës. Protesta do jetë paqësore do shtrojmë argumentet tona. Nuk do përdorim vezë, veza ishte një akt simbolik që u përdor për shkak të arrgancës së kryeministrit, fuqia jonë është tek argumentet”, tha njëri prej protestuesve. Për të treguar qasjen paqësore ndaj kësaj proteste qeveria ka përdorur tashmë një formulë të njohur, duke rreshtuar në kordonin e sigurisë police femra. Studentët kanë ironizuar edhe më këtë detaj duke treguar se ky brez nuk ka ndonjë kompleks ndaj shfaqjeve të pushtetit. Në mos një protestë që nuk do të arrijë të tundë themelet e qeverisë, ajo është një sinjal se fryma për të ndalur zullumet e kastës në pushtet po aktivizohet.
"Ftojmë të gjithë studentët, pedagogët, familjarët, qytetarët dhe aktivistët e shoqërisë civile të indinjuar prej veprimeve të pushtetit të bashkohen në marshimin tonë protestues, për të thënë se NE nuk kemi më frike dhe jemi të BASHKUAR rreth kauzes për Arsim Publik për të Gjithë”,- thuhet në njoftimin e tyre për protestën e ditës së nesërme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.