Kush është ministri i ri i Drejtësisë që Edi Ramës i duket njeriu më i përshtatshëm (Video)

Postuar në 09 Nëntor, 2015 19:20

Për Edi Ramën, Ylli Manjani është njeriu më i përshtatshëm për të drejtuar ministrinë e Drejtësisë. Të paktën kështu thuhet në njoftimin për shtyp të zyrës së kryeministrit.

“Duke vlerësuar se kandidatura e Ylli Manjanit është më e përshtatshmja për të çuar më tej punën e nisur në drejtimin e institucionit, Kryeministri ka diskutuar me zotin Manjani përfshirjen e tij në kabinetin qeveritar. Reforma në Drejtësi, përmirësimi i punës në zyrat e hipotekave, rritja e cilësisë së shërbimit në burgje, si edhe ritmi i asistencës teknike të Ministrisë së Drejtësisë në procesin e hartimit të akteve ligjore e nënligjore në funksion të reformave, kanë qenë në fokus të bashkëbisedimit. Kryeministri e ka falenderuar Ylli Manjanin për gatishmërinë për të kryer me përgjegjshmëri dhe efikasitet detyrën e lartë dhe ka firmosur propozimin për Presidentin e Republikës që të dekretojë emërimin e tij në krye të dikasterit të drejtësisë”. 

Por kush është realisht ministri i ri i Drejtësisë? Një biografi e vetëautorizuar është intervista e zotit Manjani 3 vjet më parë në Abc News, që vlen më shumë se çdo vlerësim që u përcillet shqiptarëve nga zyrat e shtypit të qeverisë.

MANJANI PER RAMEN by trelosjermatis

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.