Beteja pa sukses e investimeve të huaja: një mangësi edhe kualifikimi

Postuar në 09 Nëntor, 2015 14:43

Kompania amerikane e prodhimit të arirbegave, “CapCon” është një rast për të kuptuar se sa e papërgatitur është Shqipëria p[ër t’u integruar në tregje, apo për të thithur investime. Kompania shprehu interes për Shqipërinë për shkak të afërisë me Europën, ku tregtohet prodhimi i tyre, por ajo dështoi në gjetjen e burimeve njerëzore. Ajo që ka kohë që flitet se Shqipëria nuk ka treg të kualifikuar pune, u provua në këtë rast si një e vërtetë e dhimbshme. Kompania kaloi në Maqedoni, raporton “Monitor” dhe aty ka hapur 400 vende pune. Dhe këtu nxjerr krye faktoi i emigirmit. Maqedonaiti trashëgojnë diçka nga e kaluara, sidomo njohuritë në punë të tilla profesionale. Njësoj si një kategori në Shqipëri, por me ndryshimin se ekonomia e këtij vendi ka qenë më stabël edhe për shkak të stabilitetit demografik. “Shqipëria po lë të ikin investitorë të mëdhenj, duke humbur garën rajonale për investimet e huaja, pavarësisht pozicionit të saj më të favorshëm gjeografik, burimeve të pasura natyrore e forcës së lirë e të kualifikuar punëtore”, shton “Monitor”. Dhe këtu nuk mund të fajësosh vetëm qeverinë, ndonëse p.sh në një rast, Serbia “e ka subvencionuar Geox me 11,2 milionë euro (9 mijë euro për një vend pune, sipas mediave të huaja), duke mbuluar gati gjysmën e vlerës së investimit prej 23 milionë eurosh”. Toka u ofrua nga Komuna e Vranjës falas, ndërsa kompania u përjashtua nga tatimfitimi në tre vitet e para”. Qeveria shqiptare ka ndërmarrë nismën “1 euro”, por duke e vënë veten në një paradoks të madh: nga njëra anë ofron kushte të tilla vetëm e vetëm që të thithë investitorë të mëdhenj, nga ana tjetër ofron investime të mëdha në sektorë për të cilët ka nevojë të përmirësimit të shërbimit e që i jep me konçesion. P.sh shërbimi i hemodializës është më domethënësi: të investosh 86 milionë dollarë për të dhënë me konçesion një shërbim që e ke tashmë me infrastrukturë të ngritur, nuk sjell asgjë thelbësore. Këtu do shtuar se në sektorë ku qeverisë i mungojnë burimet, pra ka nevojë për partnerë, si në fushën e IT, operon me 3-4 subjekte, që kanë bllokuar tregun. Ky shqetësim u ngrit edhe nga deputeti i PS-së Artan gaçi, ndaj në mungesë të investimeve nga jashtë që po ikin, qeveria ka në dorë të administrojë më mirë prokurimet këtu brenda e të rishpërndajë fondet, çka do të gjallëronte disi tregun. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.