Tjetër transferim nga Shëndetësia drejt Mbrojtjes. Riorganizim, apo manovër për "shtim" buxheti të M. së Mbrojtjes?

Postuar në 08 Nëntor, 2015 13:46

Tritan Shehu, ish-ministër Shëndetësie, njofton përmes profilit të tij në Facebook, se një tjetër transferim problematik do të kryhet. Sipas Shehut, qeveria po përgatit kalimin e njësisë së helikopterëve sanitarë nga Ministria e Shëndetësisë drejt Ministrisë së Mbrojtjes. “Po pregatitet ne fshehtesi vendimi per t'ja kaluar Ministrise se Mbrojtjes prej Shendetesise, Njesine e Helikoptereve Sanitare. Ky vendim po merret mbas atij te parit, thellesisht demtues, per te transferuar Qendren Universitare te Traumes e Ortopedise se bashku me spitalin perkrah, perseri Mbrojtjes. Ne kete menyre goditetet fatalisht edhe projekti i nevojeshjem i riorganizimit e konsolidimit te sistemit te Urgjences Mjekesore. Njesia e Helikoptereve Sanitare e perbere me 5 unitete, u ngrit ne vitin 1994, u kualifikua ne keto vite ne funksion te urgjencave mjekesore, duke krijuar nje eksperience tonen pozitive, ne baze te modeleve te vendeve te zhvilluara. Qendra e Traumes e ish Spitali Ushtarek me proces te filluar qe me 1993, ju njesua me vone sistemit shendetesor e Universitar”, shkruan Shehu. Deri më tani nuk ka asgjë zyrtare. Por një lajm, si ai i transferimit të Spitalit Ushtarak drejt Ministrisë së Mbrojtjes është fakt. Ndaj lajmi që na jep këtu ish-ministri ka gjasa të besohet. Qeveria ka për detyrë të sqarojë PSE kërkon të realizojë këto lloj transferimesh. Dhe duke mos e bërë këtë, i hap rrugën disa pyetjeve dhe hamendësimeve, që në mungesë të sqarimeve janë legjitime. Një është se me shtimin e infrastrukturës spitalore në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, bashkë me njësi të tilla si ajo e helikopterëve, çojnë patjetër në shtim buxhetor për Ministrinë e Mbrojtjes. Shqipëria, si anëtare e NATO-s, ka për detyrë të çojë buxhetin e mbrojtjes në masën 2%. Kjo shifër është përmendur si objektiv edhe gjatë qeverisjes së Sali Berishës, por asnjëherë nuk u arrit. Situata ndërkombëtare është e tillë që kërkon tjetër lloj angazhimi nga Shqipëria, e cila ka marrë së fundmi detyrime të nivelit të parë në NATO, teksa ka pranuar pjesëmarrjen me një kompani në forcën e reagimit të shpejtë. Përputhja buxhetore me këto angazhime është detyrim, por ndoshta edhe kërkesë direkte e shtruar në tryezat e nivelit më të lartë. Ndaj nuk përjashtohet që këto ndryshime varësie, të jenë thjesht për efekt buxhetimi tani që po afron diskutimi i buxhetit 2016. Një lëvizje që pohon krizën.

Comments

Submitted by tekniku (not verified) on

Te gjithe pilotet dhe tekniket vijne nga rradhet e aviacionit ushtarak ndoshta mund te jete nje nga arsyet per tu kthyer ne origjine pa paragjykuar cdo prapaskene te mundshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.