Shansi i fundit për Europën?

Postuar në 07 Nëntor, 2015 19:50
Harold James

Bashkimi Europian po përballet me një grup vërtetë tmerrues krizash. Pas krizës të tejzgjatur të euros dhe borxhit sovran që polarizoi dhe radikalizoi kontinentin, duke krijuar një çarje të thellë veri-jug, mbërritja e qindra mijëra refugjatëve kanë vënë përballë lindjen (plus Mbretërinë e Bashkuar) kundrejt perëndimit. Shto këtu ndasitë dhe kontradiktat e shumta, dhe kolapsi i BE-së mund të duket më i mundshëm se kurrë.

Duke konsideruar variacionet e gjera mes politikave të energjisë mes shteteve të BE, duke filluar me strukturat e papajtueshme të vënies së çmimit të energjisë që shkojnë kundër idesë së një tregu të vetëm të brendshëm. Shtetet gjithashtu kanë miratuar zgjidhje të papajtueshme duke e bërë shumë të vështirë të integrohen rrjetet kombëtare të energjisë.

Për shembull, ndërsa Franca e merr shumicën e elektricitetit të saj nga energjia bërthamore, Gjermania ka nxituar të mbyllë të gjithë impiantet e energjisë bërthamore pas një problemi të vitit 2011 në impiantin Fukushima në Japoni. Tani, Gjermania, së bashku me Spanjën, po përqendrohet në energjitë e rigjenerueshme si era dhe dielli – por mbetet ende shumë e varur nga karburantet fosile kur nuk ka erë dhe diell.

Ndërkohë, sfida e sigurisë e paraqitur nga Rusia është bërë serioze që nga viti 2008 dhe është bërë vazhdimisht serioze nga aneksimi ilegal i  Krimesë vitin e shkuar dhe nga pushtimi i pjesëve të Ukrainës lindore. Luftimi i vazhdueshëm dhe pretendimet e pazgjidhura për territor kanë injektuar një ndjenjë të re të urgjencës në diskutimet rreth politikës energjetike të Europës, varësinë e saj nga energjia e importuar.

Rusia gjithashtu është përfshirë në një tjetër sfidë serioze për sigurinë dhe stabilitetin europian: kriza në Siri po prodhon qindra mijëra refugjatë që po i drejtohen Europës. Kriza e refugjatëve e ka pjesërisht rrënjën në dështimin e politikës së jashtme europiane për të parandaluar Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme nga zhytja në kaos. Por sulmet ruse mbi grupet që regjimin e presidentit sirian Bashar al-Assad, ka rënduar mungesën e stabilitetit dhe ka nxitur njerëzit e dëshpëruar drejt Europës.

Sikur këto sfida të mos mjaftonin, BE-ja është e rrënuar nga pyetjet fundamentale rreth legjitimitetit të saj demokratik. Ideologjitë ekstremiste po fitojnë terren dhe lëvizjet separatiste janë riaktivizuar.

Gjatë gjysmës së parë të këtij viti, grekët duket se ishin vënë kundër Europës. Një dramë e ngjashme po luhet tani në Portugali, ku një koalicion i krahut të majtë përfshin politikanë shumë armiqësor ndaj Europës, ndërsa presidenti këmbëngul se qeveria e vjetër e qendrës së djathtë mund të fitojë mbështetje duke theksuar zotimin e vendit në Europë. Spanja mund të përballet shumë shpejt me një dilemë të ngjashme.

E thënë thjeshtë, Europa është e mbingarkuar nga krizat – aq e mbingarkuar në fakt, saqë shumë pretendojnë se është shumë e lodhur për t’iu përgjigjur efektivisht sfidave të reja teksa ato shfaqen. Vite traumë, sipas kësaj pikëpamje, kanë shterur energjinë psikike të liderëve që duhet të projektojnë zgjidhje efektive dhe kapitalin politik të nevojshëm për të fituar mbështetje për këto zgjidhje. Kjo është arsyeja përse përgjigja ndaj krizës së refugjatëve ka qenë kaq e mangët.

Por BE-ja u ndërtua mbi pritshmërinë e krizës. Jean Monnet, një nga baballarët themelues të BE-së, vazhdimisht iu rikthye nocionit se urgjenca e jashtëzakonshme do të shtynte integrimin. Siç e tha ai, “Europa do të futet në kriza dhe do të jetë shumë e zgjidhjeve të miratuara për këto kriza”.

Por ende problemet që shkaktojnë kriza të tilla duhet të jenë mjaftueshëm të vogla për t’u menaxhuar. Një krizë shumë e madhe ose shumë kriza njëherësh, kërcënojnë të pengojnë kapacitetin e BE-së për t’u përgjigjur duke çuar në shkatërrim. Te Hamleti, Klaudius, duke menduar për gjendjen e përkeqësuar të Ofelisë, vëzhgon se “kur vijnë dhimbjet nuk janë të vetme, por vijnë me batalione”. Në fund, Ofelia çmendet dhe mbyt veten.

Por Klaudiusi, një vrasës tiranik, nuk është tamam një i mençur i politikës. Në fakt, zgjidhja e krizave të shumta njëkohësisht mund t’i bëjë ato të lehta për t’u adresuar. Në BE, kur konkurrojnë interesat shpesh pengojnë përgjigjen efektive ndaj krizave, kjo qasje mund të jetë kyçe për progresin. Larg nga imponimi mbi sovranitetin e vendeve, BE-ja do të bëhej një zonë për negocim të kompromiseve të përbashkëta të përfitimit.

Për shembull, ngurrimi i Gjermanisë për të ofruar lehtësim të borxheve në vendet e Europës jugore ka ndihmuar në zgjatjen e tyre; tani, megjithatë, mund të ketë stimuj për të bërë më shumë, teksa do të kishte përfitime të mëdha nga një zgjidhje e gjerë e BE-së për krizën e refugjatëve. Ngjashmërisht, integrimi ushtarak mund të nxisë efektivitetin strategjik dhe të reduktojë kostot, veçanërisht për vendet me buxhete të mëdha të mbrojtje.

Një formë e kësaj qasje “të lidhjes së problemeve” po përdoret tashmë në negociatat ndërkombëtare të tregtisë. Megjithëse përparime të mëdha janë të vështira për t’u arritur, ato rezultojnë në fitime për të gjithë pjesëmarrësit.

Europa ka nevojë të rikthejë mentalitetin e 1989, kur lëvizja e numrave të mëdhenj të njerëzve nëpër kufi – fillimisht në kufirin hungarez-austriak – nxiti reformë dhe hapje, në vend të një mentaliteti të mbyllur. Gjatë valës së revolucioneve, protestuesit që kërkonin lirinë menduan njëkohësisht për aspiratat e vendeve të tyre dhe ato të Europës. Forcimi i Europës, sillte legjitimitetin e vendeve të tyre.

Në vitin 2015, jo më pak se në 1989, shtetet-kombe të Europës kanë nevojë për më shumë siguri kundër presioneve të jashme dhe shokeve stategjike nga sa mund të ofrojnë shtetet-kombet. Dhe tani, ashtu si atëherë, vetëm BE-ja mund ta ofrojë këtë.

 

http://www.gazetatema.net/web/2015/11/07/shansi-i-fundit-per-europen/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.