Qeveria mes dy zjarreve, drafti i taksave i papranueshëm për biznesin

Postuar në 08 Nëntor, 2015 11:43

Qeveria ndodhet mes dy zjarreve për çështjen e taksave. Pas presioneve të vazhdueshme nga misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar për të mos ulur barrën fiskale, biznesi kërkon ulje tërësore të taksave. Kështu Konfederata e Industrive i përcolli zyrtarisht qeverisë vlerësimet e saj për draftin e hedhur në diskutim të paketës fiskale. Ajo vlerëson, se drafti në qarkullim i paketës së taksave për vitin 2016 në përgjithësi nuk i përshtatet gjendjes së tashme të rënduar të ekonomisë shqiptare. Rritja e parashikuar e akcizave dhe taksave për prodhimet vendore si birra, vera, pijet alkoolike dhe nga ana tjetër lehtësimi për prodhimet e importit, do të jetë me pasoja të rënda, të drejtpërdrejta, deri në faliment për sektorët e industrisë shqiptare. Heqja ose zbutja e masave mbrojtëse ligjore në fuqi, tërësisht të mbështetura në direktivat dhe përvojën e BE, është goditje me pasoja të paparashikueshme për prodhimin vendor dhe nënshtrim i plotë ndaj lobimeve të importuesve. Konfindustria kundërshton rritjen e taksave mbi primet siguruese të detyrueshme, që në kushtet e tregut të mbyllur dhe pa konkurencë sektoriale, do t'i përcillet drejtpërdrejt qytetarëve dhe bizneseve. Gjithashtu, e papranueshme është edhe vendosja e taksave mbi truallin si dhe taksave dhe tatimeve të tjera të parashikuara në draftin në qarkullim të paketës fiskale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.