Qeveria pranon "të palarat" në dogana dhe flet për raste specifike që po hetohen

Postuar në 06 Nëntor, 2015 18:02

Qeveria është në pozitat kur i duhet të arrnojë të palara që i dalin nga njerëz brenda saj. Duke reaguar për denoncimin e ish-inspektorit të Antikintrabandës Ilir çela për kontrabandë në doganat e Kakavijës dhe Kapshticës qeveria e trajton rastin si specifik, duke pranuar se në dhjetor 2014 Departamenti Operativ Hetimor i Doganës ka zbuluar një rast kontrabandë në Degën Doganore Kakavijë dhe ky rast është hetuar nga strukturat e hetimit të këtij Departamenti’.
Çështja sipas qeverisë është referuar në Prokurori në datë 16.03.2015 për hetime të mëtejshme, por Prokuroria e mbylli çështjen. “Ka qenë institucioni i Doganës e cila e ankimoi sërish çështjen në Gjykatë, për të mos e kaluar këtë rast në heshtje. Pas ankimimit të Doganës, Gjykata prishi vendimin e pushimit të çështjes dhe rasti vijon të jetë në hetim. Masat disiplinore të ndërmarra janë dhënë sipas legjislacionit doganor në fuqi”,-thotë reagimi i qeverisë.
Ndërsa sa i përket pretendimeve në drejtim të Drejtorit të Antikontrabandës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, thuhet se personi në fjalë nuk ka pasur asnjë akuzë nga organet e drejtësisë për kontrabandë.
“Ish-inspektori i cili ka zhvilluar intervistën për portalin Opinion.al, shtetasi Ilir Çela, ka qenë punonjës i Administratës Doganore për periudhën 1994-1999, gjatë së cilës i janë dhënë dy masa disiplinore dhe më pas është larguar nga detyra për favorizim të kontrabandës. Pas 15 vjetësh, shtetasit Ilir Çela të rimarrë në punë në një periudhë prove, nuk i është konfirmuar statusi i nëpunësit civil dhe është larguar nga puna për mungesë integriteti dhe performancë të ulët në kryerjen e detyrës”,-deklaron qeveria.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.