Ishte vdekje e papritur dhe e dhunshme, siç ndodh me aktet terroriste

Postuar në 07 Nëntor, 2015 10:43

Vdekja e 224 pasagjerëve në tragjedinë ajrore të Sinait javën e kaluar ishte sa e papritur aq edhe e dhunshme. Ndërsa skenarët që serviren nga mediat perëndimore dhe ato ruso-egjiptiane kundërshtojnë njëra tjetrën, hetimet po i mëshojnë më shumë idesë së një akti terrorist. Televizioni “France 2”, gazetat “Le Monde” dhe “Le Point” thonë se ekspertiza e kutive të zeza ka zbuluar se shkak i tragjedisë u bë një shpërthim në brendësi të avionit që sipas të dhënave lidhet me një akt terrorist.

Po ashtu regjistrimet në kabinën e pilotëve përjashtojnë mundësinë që rrezimi ia vionit të ketë ndodhur për shkaqe teknike. Deri në momentin e shpërthimit të avionit, nga pilotët nuk është raportuar asnjë avari, ndërkohë që 20 minuta pas ngritjes në fluturim avioni humbi çdo sinjal komunikimi.

Edhe zyrtarët egjiptianë kanë pranuar për herë të parë se skenari më i mundshëm është ai i aktivizimit të një mekanizmi shpërthyes, ndërsa autoritetet ruse pohuan se para shpërthimit I gjithë sistemi i avionit pushoi së funkdionuari.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.