Deklarata e Kishave përfshin notën e Janullatos: Në Shqipëri ka ende diskriminim të të krishterëve

Postuar në 06 Nëntor, 2015 17:28

Klima e tendosur mes Kishës Ortodokse dhe qeverisë shqiptare është pasqyruar edhe në deklaratën finale të Konferencës së Ndërkombëtare të Kishave të Krishtera nga 65 vende të botës " Diskrimnim, Persekutim, Martirizim" që u mbajt në Tiranë nga datat 2-5 Nëntor.
Në njoftimin e Kishës Ortodokse thuhet se ​në fund të seancave të ditës së tretë u aprovua një Mesazh final, në të cilin u përfshinë shumë nga pikat e shtruara në fjalën e Kryepiskopit Anastas Ndër të tjera, në Mesazh u pohua se: “më 1967 Shqipëria u deklarua në Kushtetutë si shtet ateist, dhe sot aty kishat po zhvillohen e përparojnë në një kuadër lirie fetare, pavarësisht se disa diskriminime mbeten ende”.
Një notë negative kjo për qeverinë shqiptare dhe kryeministrin Rama që kanë hyrë në një polemike të tensionuar me Kishën Ortodokse pas prishjes së rrethimit në Katerdalen Ngjallja e Krishtit dhe objektit në Dhërmi që kisha thotë se është kisha e Shën Thanasit.
Mesazhi u bën thirrje gjithë qeverive dhe Kishave të botës që të “respektojnë dhe mbrojnë lirinë e besimit”, si një e drejtë themelore e njeriut. Liderët e Kishave i bëjnë apel qeverive dhe organizatave ndërkombëtare që të ndërmarrin masa për të “respektuar dhe mbrojtur të krishterët dhe gjithë njerëzit e tjerë me vullnet të mirë nga kërcënimet e dhunës së ushtruar në emër të fesë”. Gjithashtu, i bëhet apel kishave dhe besimtarëve të risin solidaritetin dhe bashkëpunimin, për të ndihmuar njëri tjetrin për të përballuar këto sfida.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.