"Azilkërkuesit kanë pasaportë shqiptare. Nuk identifikojmë dot të shkuarën e tyre”. Po kryeministri shqiptar ku i merr të dhënat?

Postuar në 06 Nëntor, 2015 13:52

Dështimi nuk mund të fshihet pas alibive qesharake. Ky është rasti me kryeministrin shqiptar që ka muaj që përsërit se shumica e azilkërkuesve shqiptarë që shkojnë në Gjermani, janë emigrantë shqiptarëbnë Greqi. Si e ka identifikuar shteti shqiptar këtë gjë? Merr rëndësi kjo pyetje, teksa ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Mazeire, që ndodhet për vizitë në Tiranë, ka deklaruar se “nuk mund të identifikojmë të shkuarën e azilantëve. Ata paraqesin pasaportën shqiptare”. Thënë kjo, në prani të ministrit të Brendshëm shqiptar Sajmir Tahiri, mesazhi është i qartë: problemi zë fill në Shqipëri dhe përrallat me emigrantë nuk i ha njeri. Përndryshe De Maziere do të shkonte në Greqi për të trajtuar problemin, sikurse policët gjermane që u vendosën në kufi me Greqinë nuk do ishin vendosur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.