Çuditë e tenderave në Ministrinë e Kodhelit

Postuar në 06 Nëntor, 2015 10:04

Kompania që u shpall fituese për rikonstruksionin e pjesshëm të ambienteve të Ministrisë së Mbrojtjes nuk përmbushte kriteret, madje shkonte përtej çdo kufiri të shkeljes së kritereve, ishte kompani që merrej me pastrim dhe të gjithë punonjësit e saj i kishte fshesarë. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit fondi që ka përfituar kjo kompani pastrimi është 500 mijë dollarë.
Por abuzimet me tenderat në ministrinë e Kodhelit kanë përfshirë edhe procedurat për blerjen e helikopterëve dhe makinave të blinduara për Policinë Ushtarake.
Për tenderin e blerjes së 4 helikopterëve, kompania u pagua 693,794 euro më shumë se vlera e tyre, kurse për blerjen e makinave blind abuzimi është 220.000 euro.
Për makinat e blinduara Ministria e Mbrojtjes ka përgatitur dhe miratuar brenda ditës projekt-propozimin teknik nga grupi i punës.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar shkelje edhe në tenderin e blerjeve të helikopterëve, ku kompania fituese është paguar 639,794 euro më shumë. Tenderi ka pasur fillimisht si objekt blerjen e 5 helikopterëve të mesëm shumërolësh, por kompanisë i është paguar për 4 helikopterë me vlerë 3.458.142 euro, ndërkohë që vlera e tyre, sipas dokumentacionit dhe kontratës, ka rezultuar në vlerën e 2.764.348 euro. Në total dëmi ndaj buxhetit të shtetit llogaritet në 942 mijë euro.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.