Versioni amerikan për rrëzimin e avionit rus në Egjipt

Postuar në 05 Nëntor, 2015 09:27

Çfarë e shkaktoi rrrëzimin e avionit rus në Egjipt? Shërbimet sekrete amerikane dhe britanike besojnë se avioni që u rrëzua në gadishullin  e Sinait me 224 persona në bord, është goditur nga një bombë.Sipas shërbimeve amerikane me shumë gjasë avioni ka qenë në shenjestër të Shtetit Islamik. Një zyrtar amerikan i tha CNN se bomba që shkaktoi tragjedinë ajrore mund të ishte vendosur në bagazhin  e avionit. 

Megjithatë autoritetet amerikane nuk kanë arritur ende në një përfundim zyrtar. Ndërkaq autoritetet britanike kanë pezulluar fluturimet nga Sharm-el-Sheik pas dyshimeve se avioni Airbus A-321 është rrëzuar nga një shpërthim me eksploziv.Nga ana tjetë, duket se Rusia dhe Egjipti ndajne mendime te ndryshme nga amerikanët dhe britanikët për aksidentin ajror tragjik. Autoritetet egjiptiane përjashtojnë të ketë qenë Shteti Islamik që rrëzoi avionin, ndërsa ekspertët rusë hezitojnë të flasin kaq herët. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.