“Ka operatorë IT që veprojnë ekskluzivisht me shtetin”. Inshallah na sqaron “transparenca.al”!

Postuar në 04 Nëntor, 2015 20:58

Deputeti socialist, Artan Gaçi, ka lënë të kuptohet përmes një interviste për “Report Tv” se prokuorimi i parave publike mbetet shumë problematik, ndonëse ka përmirësim. Ka patur një mbledhje me dyer të mbyllura të Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese ku është pyetur Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karcanaji. Gaçi ka sqaruar në intervistë se problemet e përqendrimit të tenderave në pak duar është një problem serioz. “Mua më vjen shumë keq si deputet por dhe si qytetar i këtij vendi kur shikoj listën e më të pasurve të Shqipërisë e krahasoj me listën e më të pasurve të çfardolloj vendi tjetër të botës. Kudo në botë që nga Amerika deri tek shteti më i varfër shikon emra njerëzish prestigjiozë që kanë bërë për vendin e tyre, që kanë investuar, që kanë ngritur industri, që kanë shpikur sisteme, që kanë investuar në vendin e tyre, kurse në Shqipëri 20 më të pasurit e Shqipërisë janë njerëz ku në variantin më të mirë janë thjesht importues; shumë e ligjshme dhe nuk kam asgjë kundër importuesve se në atë ekonomi jetojmë dhe në pjesën tjetër janë njerëz abuzues ose përfitues të parave publike. Mua nuk më rrin, nuk më duket normale që më të pasurit e Shqipërisë të jenë ato që kanë marrë më shumë tendera në këto 25 vite”, thotë Gaçi. Më të pasurit? Ata dihen, por problemi është sesi ndodh që arrijnë të fitojnë. Disa media raportojnë se është diskutuar edhe çështja e Infotech, ish-kompania e Ilir Beqajt, një njeri që përflitet kudo, ngado e për çfarëdo. Si qëndron e vërteta? “Ka një farë përmirësimi unë kam, po mbledhim informacionë nga të gjitha anët kjo është një temë shumë delikate dhe duhet të jemi shumë serioz edhe me informacionin. Unë kam shumë dokumenta që më kanë ardhur nga rrugë informale por pa kam kërkuar nga drejtoresha AKSH-it për t;i konfirmuar dhe për të qenë më konkret. Më shqetëson një fakt që ndodh rëndom në Shqipëri. Në Shqipëri janë dy situata është tregu publik dhe tregu privat. Në tregun publik janë emrat e fituesve i keni tek APP tek në listat e më të pasurve të Shqipërisë janë pak a shumë të njetët të cilët normalisht në një treg formal duhet të ishin po të njetët që bënin eshe shumicën e punëve të tregut privat, sepse shërbime në IT kanë nevojë jo vetëm shteti, por edhe bankat, shoqëritë e telekumunikacionit etj. Nuk më rakordon kjo situatë është tjetër treg dhe tjetër operator në IT në ndërtim në shumë fusha që operojnë me privatin dhe të tjerë operatorë që veprojnë eksluzivisht me shtetin, unë nuk mund të flas më tepër, por mua kjo gjë nuk më rrin”, shton Gaçi.

http://www.mapo.al/2015/11/zemerimi-i-artan-gacit-e-ka-me-ish-kompanine-...

Comments

Submitted by Gaqo (not verified) on

Kjo ceshtje, eshte shume evidente, mjafton te shikoni tenderimet qe ben AKSHI, ku tani 3shja e famshe Infosot-Ikub-Intech ne bashkepunim , si dhe kompani si Fastech te futur ne krijim sistemesh te perdorur nga kompani si Intech e Beqes per te fshehir xhiron e saj, bejne kerdine dhe percaktojne cdo gje qe investohet ne IT ne kete vend, me investime te panevojshme, te fryra vetem per interes te tyre... Me eksluzivitete te panevojshme, kopsis cdo tender. A ka njeri qe kontrollon kete drejtoreshe qe vazhdon te njejten linje si para 2013?

Submitted by Beni (not verified) on

O Gent Lika, pse nuk e kthen Communivation Progress ne OJF politike ( tip akademie komunikimi ) ?
Me qe ke dhe bashke aksioner Artan Gacin, mbase te ecen ne politike, se per ane teknike ZERO ke qene dhe ZERO ke ngelur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.