“Çështjen e Remzi Hoxhës ma ka ngritur Adem Demaçi. Fatos Klosi agjent i dy shërbimeve të huaja. Pse nuk hetoi?”

Postuar në 05 Nëntor, 2015 14:59

Sali Berisha është përgjigjur sot në  Parlament për akuzat dhe insinuatat që i bëhen për çështjen e Remzi Hoxhës. Deputeti Erjon Braçe ka kërkuar publikisht që Sali Berisha të thotë ku janë eshtrat e Hoxhës, i cili është torturuar nga SHIK-u i Gazidedes dhe mendohet se ka vdekur gjatë torturave. Por ish-presidenti dhe osh-kryeministri Sali Berisha ka replikuar duke cilësuar se këto akuza aktivizohen sa herë ka zgjedhje dhe se autorë të likujdimit të Remzi Hoxhës janë ata që sot akuzojnë. “Për herë të parë çështjen e tij ma ka ngritur Adem Demaçi. Unë nuk e njihja dhe nuk e kam dëgjuar. Zyra ime nuk kishte informacion. U fol se kishte marrë pjesë në atentatin ndaj Gligorovit. Nuk kisha asnjë informacion. U fol se do merrte pjesë në atentat ndaj meje. Zero informacion. Nuk impresionohem nga këto akuza. Pas 1997-ës, pushtetin e morët Ju dhe në krye të SHIK-ut erdhi Fatos Klosi, agjent i dy shërbimeve të huaja, njëri shërbim kundërshtar. Puna e parë që bëri ishte asgjësimi i dosjes së vet. Unë pyes: pse nuk hetoi Fatos Klosi? Pse nuk hetoi Arben Rakipi që ishte kryeprokuror?”, tha Berisha. Fjalëne ka marrë ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri që ka ecur më tej me insinuata duke deklaruar se “me përgjegjësinë e detyrës”, ai ka pritur djalin e Remzi Hoxhës. Sajmir Tahiri është ministri i Brendshëm që për çështjen “Santo” ka deklaruar 5 gjëra të ndryshme dhe nuk ka asnjë konkluzion akoma. Një ministër që i arratisen nga komisariatet, që akuzohet për përfshirje në trafik, e që për më tepër iu bë një pyetje disi me spec: “Ku ndodhet Stafuka?”. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.