Rikthehet Gjigandi i Rodit. Kësaj radhe 4 herë më i lartë

Postuar në 04 Nëntor, 2015 16:12

Gjigandi i Rodit, statuja prej hekuri dhe bronzi që paraqiste Heliosin, e lartë rreth 30 m, ishte e famshme në botën antike deri kur në vitin 226 p.e.s ra. Qëndroi për 54 vjet dhe hyri në memorie. Me sa duket dikush po mendon ta rikthejë por në një lartësi 4 herë më të madhe.  Brenda statujës mendohet të krijohet një muze, librari dhe qendër kulturore. Nga jashtë me ngjyrën e artë, duke luajtur edhe rolin e një paneli diellor. Statuja mendohet se do të shikohet nga 35 milje distancë dhe do të kushtojë dikur te 264-286 milionë euro për një ndërtim që do të zgjasë katër vjet. Turizmi pritet  të shtohet edhe më në një ishull dhe rajon edhe kështu shumë i frekuentuar dhe i famshëm. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.