Policia Shkencore: Ish-deputeti Armando Prenga mashtroi. Ai ka qëlluar me një armë pa leje dhe jo armën që ka me leje

Postuar në 03 Nëntor, 2015 18:31

Prokuroria ka dorëzuar sot raportin e laboratorit të Policisë Shkencore që ka analizuar gëzhojat e gjetuar në ngjarjen e Patokut ku u përfshi edhe deputeti(i larguar) socialist Armando Prenga. Dhe Policia Shkencore ka arritur në përfundimin se “gëzhoja e sekuestruar me cilësinë provës materiale, nuk është qitur nga arma që deputeti Prenga e mbante me leje. Ekspertët thonë, se ajo është qitur nga një armë e llojit TT dhe nuk është ajo që deputeti e ka dorëzuar në polici, me të cilën ka pretenduar se ka qëlluar për ta trembur Gjok Calin”. Këtë deklaratë e ka përsëritur sot edhe avokati i Prengës, por sipas analizës Prenga përveçse ka qëlluar,e dhe nuk ka deklaruar të vërtetën për armën nga është kryer qitja. Kjo e vendos deputetin dhe Gjykatën, nëse është gjykatë, në kushtet e armëmbajtjes pa leje dhe deklarim të rremë, përveç akuzave të tjera. “Sipas prokurorëve, Prenga ditën ekonfliktit me peshkatarët e familjes Cali ka përdorur një armë tjetër, pa leje të cilën ende policia nuk e ka gjetur. Me administrimin në dosje të këtij raporti të policisë shkencore, avokatët kërkuan kohë nga Gjykata të konsultohen me klientin e tij, deputetin Armando Prenga I cili nuk kishte preferuar të vinte para gjykatës së lartë. Ku avokati, kishte paraqitur kërkesën për revokimin e masës së sigurisë “arrest me burg” të caktuar më 8 shtator të këtij viti”, raporotn ABCNEWS. Ngjarja ndodhi më 4 shtator kur sipas akuzës, “deputeti Prenga, pas një debati me dy të rinjtë e peshkatarëve të familjes Cali, e ka goditur me qytën e pistoletës në kokë Gjok Calin në rrugën Patok-Laç dhe ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij. Pak minuta më pas, Prenga së bashku me vëllanë e tij dhe disa persona të tjerë është përfshirë në përplasje fizike dhe me armë me peshkatarët e familjes Cali pranë Komisariatit të Laçit, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur me armë dy persona”. 

http://www.abcnews.al/lajme/aktualitet/2/62878

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.