Lufta e TIA-s për të ruajtur monopolin e fluturimeve dhe pofecitë e qeverisë

Postuar në 04 Nëntor, 2015 13:40

Me predispozitën për të bindur opinionin se qeveria është një hap përpara në çështje të interesit publik siç është rasti i monopolit të fluturimeve të TIA-s, ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj premtoi para disa muajsh se në shtator do të merrte zgjidhje përmes rinegocimit kontrata që mban peng  hapjen e aeroporteve të tjera në Shqipëri.

Është një nga ato raste kur përfaqësues të qeverisë ose kanë folur para kohe, ose nuk kanë patur autorizimin e duhur për të komentuar këtë çështje. Fakt është se qeveria nuk ka patur asnjë garanci për të folur para kohe për një rinegocim të suksesshëm me gjermanët, pasi gatishmërinë për bisedime, përfaqësues të TIA-s e kishin treguar që në vitin 2011 kur nisën bisedimet me qeverinë e atëhershme për gjetjen e një zgjidhje.

Negociata që përfunduan pa sukes. Gjermanët bëjnë llogaritë e tyre dhe mesa duket nuk kanë asnjë predispozitë të lëshojnë pe për të përmbushur profecitë politike të ministrave të qeverisë. TIA lufton për të ruajtur monopolin e aeroportit të vetëm ndërkombëtar dhe qeveria publikisht po operon me argumentin se ka propozuar zgjidhje, por gjithçka varet nga pala gjermane.

Haxhinasto zbuloi dje një pjesë të negociatave dhe një propozim që duket se nuk mjafton për të arritur marrëveshjen. “Ajo çka ne kemi ofruar është të kompesojmë me zgjatje të periudhës konçesionare çdo dëm që mund t’i vinte aeroportit të Rinasit nga aeroportet e tjera, ky është parimi themelor i Negociatave. Nëse pranohet do të kemi një marrëveshje, nëse nuk pranohet ka edhe mënyra të tjera për të hapur mundësinë për të patur shërbime aeroportuale edhe në zonat e tjera të vendit në Verilindje në Kukës apo edhe në Jugun e Shqipërisë”-deklaroi ministri i Transporteve pa dhënë shpjegime se cilat janë rrugët e tjera që mund të ndiqen dhe pse qeveria i mban ato rezervë kur çështja e monopolit të fluturimeve po rëndon çdo ditë në xhepat e qytetarëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.