“Puna ime ideale? Posti i Angela Merkel”

Postuar në 03 Nëntor, 2015 23:27

Ish-ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis thotë në një intervistë për “Financial Times” se puna ideale për të është ai i Kancelares Angela Merkel. Pranon sesi pengesë është gjuha gjermane, por sa për planin e masave si kancelar eventual i Gjermanisë ai e ka të qartë: një plan me katër pika për t’i dhënë tjetër ritëm ekonomisë së Eurozonës, i ngjashëm me planin e tij për Greqinë. Do krijonte një fond për varfërinë të mbështetur nga Banka Qendrore Europiane dhe do të orientonte Bankën Europiane të Investimeve drejt tregut të energjisë së pastër, në teknologji, biznes etj.. I majtë po e po, por jo deri në revolucion. Sa për lojën me mediat, tashmë ai mbetet nga më të aftët. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.