Rama i pakënaqur me kuotat e anëtarësimeve, kritika deputetëve në mbledhjen e grupit

Postuar në 02 Nëntor, 2015 18:59

Anëtarësimet në parti duket se nuk po e kënaqin kryeministrin Rama. Gazeta Panorama raporton se kryeministri ka kritikuar disa prej deputetëve socialistë për mënyrën e aktivizimit të tyre në bazë. Në mbledhjen e zhvilluar këtë të hënë në selinë e PS-së, Rama ka thënë se “jo të gjithë deputetët po punojnë njësoj”.
Rama ka kërkuar një prezencë më aktive të disa deputetëve në zonat ku ata janë zgjedhur, lidhur me rritjen e numrit të anëtarësimeve dhe organizimin e strukturave lokale.
Në këtë mbledhje për herë të parë mori pjesë edhe deputeti që zëvendësoi Arben Ndokën në Qarkun e Lezhës, Eduart Ndocaj. Gjatë mbledhjes, Gramoz Ruçi, i uroi mirëseardhjen deputetit Ndocaj, ndërsa më pas foli për axhendën parlamentare të socialistëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.