Një kohë e re për fluturimet kozmike: Sabre, 25 herë mbi shpejtësinë e zërit(video)

Postuar në 03 Nëntor, 2015 14:26

“Reaction Engines:”, një kompani britanike ka bërë të ditur se ka marrë financimin për zhvillimin e një avioni supersonic, Sabre. Në bashkëpunim me “BAE Systems”, avioni në fjalë, që parashikohet të udhëtojë 25 herë mbi shpejtësinë e zërit, mendohet të ndryshojë realitetin e udhëtimeve hapësinore. Sekreti është tek motorri që mundëson shpejtësi pesë herë mbi shpejtësinë e zërit duke u nisur nga toka. Kompania thotë se motorri kombinon cilësitë e motorrëve supersonikë me ato të anijeve kozmike. Testimet kanë dalë me sukses dhe investimi ka mbërritur: BAE Systems, që ka blerë 20% të kompanisë ka investuar 31.79 milionë dollarë dhe pritet të marrë edhe 92.6 milionë dollarë nga grantet e qeverisë britanike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.