Qëllohet me vezë makina e kryeministrit Rama. Edhe takimi me biznesin kaloi me tensione (Video)

Postuar në 02 Nëntor, 2015 13:06

Kryeministri Edi Rama është qëlluar me vezë, sapo ka dalë nga takimi me biznesin e vogël, zhvilluar sot në ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale në kryeqytet. Mësohet se vezet kanë rënë mbi automjetin e kreut të qeverisë. Policia (sipas të dhënave paraprake, ende jo zyrtare) ka shoqëruar së paku 8 persona si të dyshuar për incidentin. Edhe klima në takimin me biznesin e vogël nuk ishte fort mikëpritëse për kryeministrin që ndeshi në disa pyetje për arbitraritetin në aksionin kundër informalitetin. Megjithatë kryeministri vijon ta quajë një histori suksesi duke thënë se që prej shtatorit janë regjistruar 27 mijë bisnese të reja. “Këto përbëjnë çerekun e bizneseve aktive dhe na tregojnë se në çfarë xhungle ka mbijetuar biznesi I ndershem, në çfarë kushte të egra është sfilitur nga kanceri i informalitetit”-deklaroi Rama duke shtuar se lufta kundër informalitetit nuk është një aksion që fillon dhe mbaron por një proces i shtrirë në kohë. “Ne jemi të vetëdijshëm se administrata jonë eshtë larg së qënit një administratë që nuk ka profesionalizimin dhe integritetin që ne synojmë”-nënvisoi më tej kreu I qeverisë. Kryeministri lajmëroi përgatitjen e një manuali këshillimi në formë të përmbledhur, ku të gjithë bisneset e vogla të kuptojnë se çfarë duhet të kenë parasysh. Për këtë manual sipas tij është kontraktuar një lider botëror i kësaj fushe.

Protesta e levizjes Per Universitetin ku u hodhen veze ndaj kryeministrit Edi Rama. Video: Levizja per Universitetin

Posted by Reporter.al on Monday, November 2, 2015

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.