Një propozim nga deputeti me kapele: Kolegët të falin gjysmën e pagës për bamirësi

Postuar në 02 Nëntor, 2015 10:26

Ka vetëm pak ditë që është bërë pjesë e parlamentit dhe ka fituar famë, jo për peshën e tij politike, por për profilin që shfaq.

Për të ishte ditë pune vajtja në shtëpinë e 101 vjeçare nga Fangu i Mirdititës, Barbulla Pepa, e cila jeton e vetme pa energji për shkak se është debitore në OSHEE. Pasi i ka dhuruar disa ndihma të moshuarës, Eduard Ndocaj bëri edhe një propozim për kolegët e tij deputetë.

" Ne duhet të bëjmë maksimumin që njerez që jetojnë në kushte të tilla të mos i shohim më në këtë vend, pasi është një trishtim i vërtetë. Unë kam një apel për të gjithë koleget e mijë deputet që kanë mundësi financiare, që ti ndihmojnë njerez të tillë në zonat ku ata janë zgjedhur. Të pakten gjysma e pages së tyre, duhet të shkojhë për humanizem në kët drejtim. "-deklaroi Ndocaj. A do ta marrin në konsideratë këtë propozim kolegët e Ndocajt?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.