Izraeli, de facto në gjendje lufte(video)

Postuar në 02 Nëntor, 2015 13:42

Ngjarjet e fundit në Izrael po duken të pakuptueshme dhe të palogjikshme për pjesën tjetër. Vetëm në mos u vëntë në punë urrejtja si kriter, apo dëshira për të eliminuar çdo bashkëjetesë. Një tjetër video dëshmon për ekzekutimin e një palestinezi që ishte i plagosur dhe për faktin se nidhma mjekësore vonon. Ky nuk është rasti i parë këto kohë, të cilat po nxjerrin në sipërfaqe faktin se mes palestinezëve dhe izraelitëve vështirë të gjendet një gjuhë paqësore. Sikurse provohet klima e madhe e tensionit që ka përfshirë vendin. Ngjarja e këtushme sillet në vëmendje nga një televizion iranian dhe thuhet se ka ndodhur të enjten në al-Kalil (Hebron). I riu palestinez quhet Mahdi Muhammad Ramadan al-Muhtasib.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.