"Edi Rama është një shkrimtar fantastik...”

Postuar në 02 Nëntor, 2015 10:01

Përveçse piktor, Edi Rama është edhe një shkrimtar fantastik. Kështu thotë Falma Fshazi, që mban një detyrë speciale, të paktën për nga emri:
Drejtorja e Njësisë së Hulumtimit dhe Komunikimit. Fshazi, shkruan fjalimet e Ramës që sa herë i kemi dëgjuar, e që në intervistën në Ëake Up në Top-Channel, sqaron se sa punë e bukur është të punosh në Kryeministri dhe sidomos me Edi Ramën. “Zoti Rama është një shkrimtar fantastik, dhe ka ndodhur shumë herë që të punohet dhe ripunohet një shkrim. Ashtu siç ka ndodhur që të ketë një fjalim, dhe të mos përdoret asnjë fjalë e tij. Unë kam qenë pjesë e një ekipi. Krijohet një njësi që i dedikohet “speech ëritng” (shkrimit të fjalimeve), dhe unë isha pjesë e nje ekipi që merret me fjalimet e kryeministrit. Dhe jam akoma aty”, tha Fshazi. Ajo flet për momente kritike në të cilat Edi Rama i shkruan fjalimet vetë. Si momente kritike ajo përmend situatën me armët kimike dhe ndeshja e kombëtares me Armeninë. “Është totalisht ai autori në këto dy raste, vetë kryeministri” ka rrëfyer Fshazi që nuk e fsheh admirimin për kryeministrin, i cili për saktësim ndoshta do quajtur shkrues i mirë, por jo shkrimtar fantastik.

Comments

Submitted by Polic Tahipi (not verified) on

Shqiptaret paguajne rrogat e ketyre qe shkruajne perrallat qe na tregon "Kallami" cdo dite????

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.