Bujar Nishani nxjerr në rezervë ish-këshilltarin e tij ushtarak

Postuar në 02 Nëntor, 2015 17:19

Pas dorëheqjes Piro Ahmetaj, ish-këshilltar i Presidentit të Republikës, është nxjerrë edhe në rezervë. “Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, të nenit 9 të ligjit nr.64/2014, “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Drejtimit e të Komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe të nenit 25 pika “d” të ligjit nr. 59/2014, “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar,
D e k r e t o j: Gjeneral Brigade Piro Tasim Ahmetaj, të dalë në rezervë”, thuhet në dekretin e Presidentit Bujar Nishani. Ahmetaj dha dorëheqje pas debateve verbale me anëtarë të Komisionit Parlamentar të Sigurisë që e akuzuan si ish-bashkëpunëtor të Sigurimit. Bashkë me Ahmetajn janë nxjerrë në rezervë edhe tre gjeneralë të tjerë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.