Ahmetaj nuk paraqitet në Komision për tenderin e Spitallës. Shalsi: Bëni pyetjet t’ia çojmë me shkrim ministrit

Postuar në 02 Nëntor, 2015 12:12
Ahmetaj, Komisioni, tenderi i Spitalles,Shalsi

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese kishte sot në rendin e ditës një seancë dëgjimore me ministrin e Ekonomisë, Arben Ahmetaj lidhur me tenderin për zonën ekonomike të Spitallës. Por deputetët nuk patën mundësi të njihen me konçesionin e qeverisë dhe firmës kineze që është kualifikuar për të fituar tenderin.

Ministri Ahmetaj nuk ishte i pranishëm në seancën dëgjimore dhe për këtë arsye deputetëve u është kërkuar t’i dorëzojnë pyetjet me shkrim për ministrin.Kryetari i Komisionit, Eduard Shalsi tha se ministri kishte disa urgjenca ndaj të gjitha pyetjet për konçesionin duhet të adresoheshin me shktim. “Ministri kishte disa urgjenca ndaj nuk është këtu. Bëni kërkesë me shkrim për pyetjet tuaja. Pyetjet do t’ia adresojmë ministrit”-mësohet të ketë thënë Shalsi.

Konsorciumi i kompanive kinez “Zhejiang Haiteng Investment Co., Ltd” dhe “Bejing Dongrun Tongbao Technology Co.Ltd” parashikon një vlerë investimi në shumën e 1.5 miliardë USD.Periudha e përfundimit të të gjitha fazave e ofruar është 9 vjet ndërsa aktivitetet që do të zhvillohen brenda në zonë përfshijnë industrinë e lehtë dhe atë të mesme. Në planin e saj të biznesit, kompania kineze parashikon hapjen e rreth 90 mijë vendeve të punës brenda periudhës në fjalë.

Comments

Submitted by Loni (not verified) on

U te plaste barku mo Rama, edhe i sperkatsh me sekrecionet tende keta debilat qe ke ne krahe, qe do na pagezohen me Jaguar se shpejti per pune ekselente. Ku jane investitoret e huaj more? Ku eshte ekonomia more? Plaset se beri forume ekonomike neper bote, po ju zini deren botes, dhe i ka gjetur belaja me juve POP STAR albaneze, tallin bythen bota me ju, juve ktheheni duarbosh dhe barkun plot ne atdhe. Mbetet rrugeve te botes duke bere aheng.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.