108 miliardë lekë dëmi ekonomik në buxhetin e 2014. KLSH auditoi 129 institucione shtetërore

Postuar në 02 Nëntor, 2015 12:39

Shkeljet në tendera apo shpërdorimet e tjera  nga institucionet buxhetore përgjatë vitit 2014 kapën vlerën e 108 miliardë lekëve. Shifra u bë publike nga kryteari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë.

Ai tha se KLSH auditoi 129 institucione buxhetore, një pjesë e madhe e të cilave rezultuan me shkelje dhe shpërdorime fondesh.  Leskaj u përgjigj edhe për auditimin e marraveshjes së mirëkuptimit me CEZ ku sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit u shkaktua një dëm prej 479 milionë eurosh.

Për këtë konstatim KLSH ka bërë kallëzim në Prokurori ndaj ministrit të Energjisë, Damian Gjiknuri dhe Avokates së Shtetit, por ndaj tyre nuk ka nisur ende një procedim penal. Mazhoranca i ka quajtur këto shkelje një sulm politik ndaj ministrit duke akuzuar Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe kreun e saj se po bën lojën e opzoitës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.