“Rëndësi ka historia që lufta tregon, jo përparimi apo numri i të vrarëve. Jemi në luftë me Iranin”

Postuar në 02 Nëntor, 2015 00:15

Izraeli dhe Irani ndodhen aktualisht në një luftë teknologjike në lëmin ushtarak dhe civil dhe duket se iranianët po e ngushtojnë shumë diferencën. Shefi i shërbimit sekret ushtarak të Izraelit,  Herzl Halevi, ka pranuar realitetin në një leksion që ka dhënë para Kolegjit të Menaxhimit në Bankën “Rothchild” në Tel-Aviv. “Nëse më pyesni kur do të kemi një luftë me Iranin në 10 vitet e ardhshme, do ju jap një përgjigje surprizuese: Ne jemi tashmë në luftë me Iranin. Ne po zhvillojmë një luftë teknologjike. Inxhinierët tanë po luftojnë inxhinierët iranianë dhe sot kjo luftë  po bëhet domethënës”, ka thënë Halevi. Shifrat flasin vetë. Që nga viti 1979 numri i universiteteve dhe studentëve në Iran është rritur me 22 herë, kurse në Izrael me 3.5 herë. Nga ana tjetër numri i iranianëve që u drejtohen degëve të tilla si teknologjia, inxhinieria dhe matematika është i jashtëzakonshëm. Halevi ka zbuluar edhe shqetësimin e madh që buron nga natyra e re e luftës, ndikimi i saj nga dukuritë reja të mediave sociale. “Nuk ka rëndësi sesa ke vrarë dhe sa ka vrarë pala tjetër. Nuk është fjala as sesa larg ke shkuar dhe se ku e ke vënë flamurin. Gjithçka ka rëndësi është historia që lufta tregon. Të gjithë ne, përfshirë mua dhe të gjithë ju, i jemi nënshtruar gjatë muajve të shkuar një autoshpëlarjeje truri teksa shihnim pa pushim ato video(të vrasjeve) duke nxitur krijimin e një niveli ankthi të tillë që nëse do të shihnim videot e betejave në Latrun, San Simon apo Nitzanim, nuk është e sigurtë nëse do të kishim vazdhuar apo jo”, tha Halevi. Sipas tij sot edhe inteligjenca, puna e shërbimeve kushton shumë: dikur një arritje siguronte në perspektivë për 5-7 vjet, sot me shpejtësinë me të cilën bota operon , ky afat skadence nuk vlen më. Teatri i veprimeve është në dinamikë të jashtëzakonshme, aq sa ka vënë në pikëpyetje kapacitetin për vendimmarrje. 

Comments

Submitted by Lira (not verified) on

Ketij dhe kolegeve te tij qe mendja u shkon vetem per lufte, lufte i shkofte jeta.

Ne duam PAQE, nuk na behet vone per sherbime sekrete apo idjotesira idjotesh!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.