Strukutrat misterioze në Kazakistan. NASA publikon fotot me synim nxitjen e studimeve

Postuar në 01 Nëntor, 2015 16:10

NASA ka publikuar së fundmi disa foto satelitore nga një rajon në Kazakistan. Në foto, të marra nga 430 milje lartësi, shihet ajo që në sipërfaqe nuk mund të dallohet: struktura prej guri që paraqesin modele gjeometrike. Katrorë, svastika, kryqe etj., duken qartë në tokë dhe gjëja e parë që të shkon në mendje është se në Kazakistan ndodhet një rast analog me atë në Peru.  Në vitin 2007 imazhet u publikuan të marra nga Google Earth dhe spekullimet nuk pushuan. Shumëkush dyshoi për një mashtrim, por imazhet duken qartë. Më shumë misteri për origjinën e këtyre strukturave dhe sidomos qëllimin e tyre e shtoi zbulimi në vitin 2013 i një pentagrami në Kazakistan, që në fund u ra dakord se ishte një mbetje e epokës sovjetike. Publikimi i fotove nga NASA synon nxitjen e interesit për rajonin arkeologjik në fjalë dhe studimin e tyre. Një propozim është se fise të epokës së gurit që jetonin në këtë rajon 7000 vjet para Krishtit, të klasifikuar si Kultura Mahandzhar, mund të ketë krijuar disa nga strukturat më të vjetra. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.