Berisha nxjerr emra të trafikut me të cilët ka komunikuar Sajmir Tahiri. A është përgjim i servirur nga SHISH?

Postuar në 31 Tetor, 2015 23:20

Ish-kryeministri Berisha u ka shkuar më tej akuzave të bëra nga kryetari i Partisë Demokratike për një komunikim të dokumentuar të ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri me kokat e trafikut të drogës në Porto Romano. Ai ka përmendur emra dhe drejtues të lartë Policie në Durrës që sipas tij kanë patur lidhje me trafikantët, duke i bërë edhe një mbrojtje Shërbimit Informativ Shtetëror.

“Narko-ministri Sajmir Shullazi apo skuthi i trafiqeve, shet institucionet shteterore te zbatimit te ligjit dhe sherbimet inteligjente tek banda e Durresit. Pasi vonoi ne maksimum nepermjet narko-drejtorit te policise se Durresit, Perlatit te 3.2 milione eurove pasuri, ai i telefonon Pajtim Bracajt dhe e njofton se dekonspirimin "nuk e keni nga une, por jane Prokuroria dhe SHISH” ata qe kane organizuar operacionin, duke deshmuar se ai ishte kembe e krye i lidhur me banden e Durresit dhe se banda e Durresit ishte banda e Partise!”-thekson Berisha ne nje postim ne facebook.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.