Deputetët e PD akuza drejtuesve lokalë, Topalli: Ka nga ata që shitën zgjedhjet

Postuar në 31 Tetor, 2015 09:08

Grupi Parlamentar i Parisë Demokratike ka zhvilluar dje me dyer të mbyllura mbledhjen e ndërprerë para tri javësh, në të cilën deputetët demokratë kanë shpërthyer në kritika ndaj kryetarëve të degëve të PD­së. Burime të “Panoramës” bënë me dije se ish­ kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj funksionimit të PD­së. Topalli ka thënë gjatë mbledhjes se pjesë e selisë blu janë persona që nuk meritojnë të jenë në këtë parti. Ajo i ka quajtur persona pa kontribute krerët e degëve demokrate, duke thënë se në parti ka ende njerëz, të cilët kanë shitur zgjedhjet në vitin 2013. Në një linjë me Topallin është shprehur dhe ish­ministri i Mbrojtjes, Arben Imami. Ky i fundit mësohet të ketë thënë se duhet të bëhet kujdes dhe me të rinjtë që po afrohen në PD. Sipas tij, duhet të afrohen më shumë të rinjtë që kanë traditë familjare të të qenit pjesë e PD­-së. Gjatë këtij takimi, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, nuk është shprehur, por ka dëgjuar qëndrimet dhe kritikat e deputetëve për procesin e analizës së zgjedhjeve. Në debat është përfshirë dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka thënë se të gjithë anëtarët e kryesisë së PD-­së, deputetë dhe drejtuesit e degëve, duhet të jenë pranë njerëzve. Sipas Berishës, demokratët duhet të ngjallin besimin tek alternativa e djathtë, duke theksuar se vendi shumë shpejt mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ish­kreu i PD-së ka thënë se demokratët duhet të vrasin frikën te qytetarët dhe të ngjallin besimin e tyre. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.