Zhdukja e një planeti, apo vëzhgim i gabuar?

Postuar në 30 Tetor, 2015 16:19

Shkencëtarët kanë zbuluar një planet që është...zhdukur. Ose më saktë: zhdukjen e një planeti. Bëhet fjalë për Alpha Centauri Bb, planet në yllin më të afërt me sistemin tonë diellor: Alfa Centauri. I ngjashëm me Tokën, vetëm 4.3 vjet dritë larg, zbulimi i tij në vitin 2012, u prit me shumë entuziazëm dhe i dha shtysë edhe filmave si  “Avatar”. Tani njoftohet se ai nuk shfaqet më në të dhëna dhe sipas Xavier Dumusque nga Harvard-Smithsonian Center for Astrophysics, shkencëtarët “janë thuajse 100% të sigurtë se planeti nuk është më aty”.   Kjo nuk është hera e parë që shkencëtarët humbasin gjurmët e një planeti. Në vitin 2005, astronomi polak Maciej Konacki deklaroi me prova zbulimin e HD 188753, një sistem diellor me tre yje, në të cilin ndodhej një planet i ngjashëm me Jupiterin.  Lajmi bëri bujë, pasi sipas teorisë së krijimit të planeteve graviteti i tre yjeve nuk do të duhej të lejonte krijimin e një planeti të tillë. Dy vjet më vonë, kërkuesit nuk po e gjenin më këtë sstem, duke deklaruar se zbulimi ishte i pavërtetë. Çështja po shtron në fakt disa pikëpyetje mbi vëzhgimin astronomik dhe konkludimin e tij në zbulime të vërteta planetësh. 

http://news.nationalgeographic.com/2015/10/151028-planet-disappears-alph...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.