Vizitat në SHBA? Dështim i plotë për të dy

Postuar në 30 Tetor, 2015 16:55

Ajo që pritej të ishte një vizitë që do t’i jepte kredenciale të reja, rezultoi ndryshe. Ilir Meta kthehet nga SHBA me zero rezultate, njësoj si kryeministri me të cilin bashkëqeveris, i cili ishte aty disa javë më parë e që deri më tani nuk është pritur në Washington. Arsyet e këtij qëndrimi të SHBA-së ndaj politikanëve kryesorë shqiptarë mund të jenë të shumta, por një është e padyshimtë: lidhja me krimin dhe fakti se ekipi që drejton vendin tonë prej 25 vjetësh duket se ka rënë dakord të marrë si rol ekonomik për Shqipërinë edhe plehrat e Europës, apo paratë e pista që mbeten. Nga kjo pikpëmaje asgjë e re. Por Meta, pas skandalit të CEZ-it që nuk është mbyllur akoma, pretendoi të shfaqej si aktor stabiliteti në Shqipëri, si njeriu që kërcënon majtas e djathtas, që ka në dorë çelësin e qeverisjes. Duke se kjo skemë nuk eci. Parimi i ndjekur se me gatishmërinë për dekriminalizimin do të “blinte” mbështetjen e SHBA dhe do të godiste aleatin e vet në qeveri, që është tashmë i rënë, nuk funksionoi, me sa duket për shkak se partia e tij dhe vetë Ilir Meta përfaqëson fazën më akute të korrupsionit në Shqipëri. Duhen kuptuar disi më thjeshtë edhe lojërat me ambasadorë, që kanë marrë një rol jonormal në Shqipëri. Duke ditur perceptimin publik, disa politikanë luajnë me këtë, ngatërrojnë qëllimisht kontaktet për shkak të detyrës me marketimin si marrëdhënie preferenciale. Në rastin e Metës një shembull e qartëson këtë: një ditë para vizitës në SHBA, ambasadori amerikan Donald Lu vizitoi zyrën e kryetarit të Kuvendit dhe në disa media lajmi pak a shumë u “rregullua” si mbështetje amerikane për kreun e LSI-së. Por një ditë më parë, të dya këta zotërinj qëlluan në një mjedis të përbashkët dhe as që u përshëndetën. Ambasada e Çekisë në vendin tonë organizoi një pritje me rastin e festës kombëtare ku u ndodhën edhe Lu me Metën. Rastësi mund të quhet që të dy as u takuan dhe që ambasadori amerikan preferoi të kalonte kohën me një pronar mediash? Edhe kortezia na thotë që jo. Lojërat me amerikanë nuk ecin më si më parë edhe sepse korrupsioni dhe dështimi kanë dalë në sipërfaqe. Në këto kushte le ta marrim si shenjë të mirë, si shenjë frike, faktin që kur Ilir Meta u pyet në “Zërin e Amerikës” pak a shumë se përse përflitej përherë si më hajduti në Shqipëri, ai u nxeh dhe reagoi keq. Shenja frike, shenja të mira. 

Comments

Submitted by Fillestari (not verified) on

Nje mundesi tjeter qe shpjegon renien e entuziazmit Amerikan eshte dhe renia e prioritetit qe ata i japin rajonit te Ballkanit. Strategjikisht ata kane probleme me Kinen, Rusine dhe Lindjen e Mesme dhe nuk u vjen me ne mend te merren me Meten, Ramen e Berishen e Shqiperise. SIgurisht ketu ndikon edhe niveli u ulet i leadership'it shqiptar, por edhe klima e pergjitheshme nderkombetare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.