Të dështuar zyrtarisht: Rritje taksash për 2016-ën. Asnjë sqarim se çfarë ofrohet në këmbim të rritjes së barrës fiskale

Postuar në 30 Tetor, 2015 12:42

Tani nuk është më sekret: për vitin 2016 parashikohet rritje tjetër e taksave. Mediat raportojnë se do të rriten akciza e birrës, akciza e verës. Nuk ndryshoj akciza e cigareve – që edhe kështu është më e larta në rajon, hiqet akciza e llambave, gomave, baterive dhe fishekzjarreve me argumentin mjeran se “ka shumë kontrabandë dhe kështu rekomandon FMN dhe Harvardi”. Do të rriten taksat mbi primet e shkruara për kompanitë e sigurimit nga 3% në 10%. Rritet tarifa për rentën minerare dhe taksa mbi pasurinë. Madje kjo e fundit është edhe më qesharakja: “Ministria e Financave ka parashikuar gjithashtu që taksa e pasurisë të paguhet jo vetëm nga pronari ligjor, por edhe nga përdoruesi i pasurisë së paluajtshme. Kjo pasi në shumë raste, nuk dihet se kush është pronari, por vetëm përdoruesi, ndërkohë që në shumë të tjera pronari i pasurisë është edhe përdoruesi i saj”, raporton Ora-News. Pra qeveria e 95% të shqiptarëve, qeveria që do të ishte me shumicën e njerëzve në këtë vend që janë të varfër, kalon sot në krahun tjetër: në qeverinë e rritjes së taksave, mes të cilave një pjesë e sugjerojnë të huajt dhe një pjesë e kërkon vetë. Situata është më dramatike se ndonjëherë tjetër. Ajo që shqetëson në këtë sjellje prej skllavi që është punësuar si xhandar në një kamp përqendrimi është fakti se askush, askush, nuk deklaron se çfarë shërbimesh do të ofrojë në këmbim të rritjes së taksave. Cila është kostoja e disa shërbimeve që çojnë mandej në nevojën e rritjes së taksave. Çfarë shërbimi shtesë i ofrohet për sigurinë dhe cilësinë e mjedisit një qytetari që i thuhet sot se do të rritet taksa e pasurisë? Asnjë. Siguria e një ministri që rezulton i përgjuar duke folur me trafikantë, apo e një qeverie që ble Jaguarë se i komsoderon makina të lira? Çfarë sigurie apo shërbimi ofrohet për të rritur taksat, kur vetëm dje kjo qeveri ndryshoi Kodin e Punës përmes të cilit i jep të drejtën vetes të largojë nga puna njerëz pa patur koston e rikthimit edhe nëse gjykata jep të drejtë? Taksat zakonisht i vendos shteti që i administron ato për nevoja dhe shërbime. Banda që aktualisht po kërkon taksimin nuk ka asnjë tagër moral dhe asnjë analizë konkrete për ta bërë këtë përveç përpjekjes për të marrë sa më shumë në rrokopujën ku e ka degdisur vendin dhe për të mbuluar dështimin spektakolar, paaftësinë e paprecedentë në menaxhim. Le të kujtojmë këtu se kryeministri para disa javësh në një intervistë deklaroi se shteti në Shqipëri mbledh vetëm 27% të taksave. Pra performimi i administratës tatimore e doganore është skandaloz. Rritja e taksave në këto kushte nuk bën asgjë tjetër veçse rëndon atë bazë që paguan përherë, pasi me 27% që jemi, e sigurtë është që kështu do të arrijmë në 15%.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.