PD akuza Tahirit: Pjesë e trafikut të drogës, u përgjua nga italianët

Postuar në 30 Tetor, 2015 14:59

Akuzat e Partia Demokratike në adresë të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri këtë herë janë akoma më të rënda. Sekretari i Përgjithshëm i demokratëve, Arben Ristani deklaroi se në raportet e policisë italiane del gjithnjë e më shumë përfshirja e Saimir Tahirit në trafikun e lëndëve narkotike. Si shembul për këtë, Arben Ristani solli në kujtesë dy operacionet e fundit të policisë italiane; kapjen e grupit që trafikonte deri në 1 ton heroinë në vit në Itali dhe e avionëve të vegjël që përdoreshin për trafik droge nga Shqipëria. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, përfshirja e Tahirit është e dokumentuar nga pala italiane, përmes përgjimit të një bisede.  “Në të dy rastet, është policia italiane që ka informacionin dhe organizon aksionet. Në të dy rastet, Saimir Tahiri, drejtpërdrejt i përfshirë. Eshtë dokumentuar nga partnerët, biseda e ministrit tonë të brendshëm me kokat e trafikut, duke u justifikuar para tyre, pas zbulimit të drogës në një banesë në Durrës. ‘Nuk e keni prej meje - u thotë Tahiri kokave të trafikut. Po sigurisht nuk e kanë prej Saimir Tahirit sepse ai është njëri prej tyre”, deklaroi Ristani. Sipas opozitës, policia italiane është e vetme në luftën kundër trafikut të drogës dhe pengesa kryesore për ta është Saimir Tahiri, madje edhe kryeministri Rama që e mbron atë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.