Google drejt një sistemi universal operativ

Postuar në 30 Tetor, 2015 15:06

Po bëhet revolucion nga ana e motorit të kërkimit Google, i cili po shkon drejt një sistemi operativ universal, i vlefshëm si për kompjuterat, ashtu edhe për smartfonët. Për t’i menaxhuar të gjitha këto do të jetë në dispozicion Android, i cili për momentin ndodhet nën lenten antitrust të Bashkimit Evropian. Sipas gazetës amerikane ”Wall Street Journal”, kjo kompani, brenda vitit 2017, mund të bashkojë në një ambient të vetëm teknologjik ChromeOS dhe Android për një ekosistem të vetëm. Autor i realizimit të këtij ekosistemi unik është Sundar Pichai, shef i Google, pas zëvendësimit të kompanisë holding Alphabet. Konvergimi i një sistemi unik operativ, përveç se është një ëndërr dhe një thjeshtëzim për shumë përdorues, ka edhe një natyrë të fortë komerciale. Kombinimi i dy sistemeve operative do të thotë ekspansion i mëtejshëm i Androidit ndaj kompjuterave portabël dhe desktop, me mbështetjen e drejtpërdrejtë në Google Play Store, që do të thotë ekuivalenti i Apple Store, thënë ndryshe ”dyqani dixhital”, ku blihen filma, këngë, aplikacione dhe libra. Prej disa muajsh, sistemi operativ Android ndodhet nën vëzhgimin e Bashkimit Evropian për abuzim me pozicionin dominant në treg.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.