Fleckenstein: Shqipëria duhet të bëjë reforma serioze

Postuar në 30 Tetor, 2015 12:11

Në një intervistë për Deutsche Welle-n e raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein thotë se Shqipëria duhet të bëjë reforma serioze në shumë fusha. “Së shpejti do të përgatis një raport tjetër për kolegët e mi në Komitetin e Punëve të Jashtme në Parlament mbi progresin e vendit në të ashtuquajturat prioritetet kyçe. Këto prioritete duhet të plotësohen para se vendi të mund të hapë negociatat për pranimin në BE. Unë jam duke pritur që Komisioneri për Zgjerim të prezantojë Progres Raportin 2015 për Shqipërinë. Reformat e tanishme janë reformat më sfiduese dhe përfshirëse, të cilat nuk do të jetë e mundur të bëhen brenda natës. Në të vërtetë, një reformë e suksesshme në gjyqësor do të kërkojë vite për t'u zbatuar plotësisht” thotë , Knut Fleckenstein

Më pas ai thotë se nuk mund ta kuptojë se si Shqipëria do të mund të bindë 28 vendet e tanishme anëtare të BE-së që të bëhet anëtari i 29 i tij, nëse nuk do do të ketë një gjyqësor funksional pa ndikimin e korrupsionit dhe të politikës dhe që të garantojë sundimin e ligjit në vend. “Nga koha kur jam në detyrën e raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Evropian kam marrë shumë letra nga qytetarë shqiptarë, të cilët kërkojnë mbështetje në mbrojtjen e të drejtave të tyre”.

Ndërkohe Fleckenstein shpreh bindjen se marrja e masave nga reforma në vendosjen e shtetit ligjor do të ndikojë pozitivisht në klimën e biznesit në vend, ndërsa zbatimi i ligjit do ta bëjë Shqipërinë atraktive për investime dhe kjo do të ndihmojë gjenerimin e rritjes ekonomike dhe për të krijuar vende pune.

Comments

Submitted by ashtu-ashtu (not verified) on

ti shtoj titullit te ketij dhe nje fraze: DHE TE FUTE BRENDA NE BURG NJA 1000 QAFETRASHET ME TE RENDESISHEM TE KORUPSIONIT QE LEVRIJNE SA NE QEVERI E NE OPOZITE.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.