Eduart Ndocaj flet hapur: Në Shqipëri intelektualët janë katandisur për bukën e gojës

Postuar në 29 Tetor, 2015 21:47

Eduart Ndocaj, deputeti më i ri i Parlamentit shqiptar ka dhënë sot një intervistë për Ylli Rakipin në “Ora-News”. Ndocaj ka dhënë përgjigje të thjeshta dhe të sinqerta. Një ndër pyetjet e fundit ka qenë edhe situatën politike siç e sheh ai dhe për përvojën në Itali. Thotë Ndocaj: “Në politikën italiane ka nja 5 vjet që po merrem dhe bashkëpunoj me Forza Italia me partinë e Berlusconit. Ishin bashkuar 3 parti dhe u rindanë Forza Italia është vetëm një.  Partitë kërkojnë të zgjedhin për parlamentin e Italisë apo Parlamentin Europian apo Bashkitë dhe Komunat njerëz me intelektual, profesorë, jo njerëz që kanë lekë apo janë më të fortit; është ndryshe nga këtu, politika shqiptare ka mbetur në vendnumëro se ne kemi 60 për qind që janë intelektualë dhe njerëzit e ndershëm hapësirat i kanë pasur shumë të vogla, politika shqiptare është katandisur në këto nivele. Intelektualët që punojnë në Shqipëri nuk kanë mundësi për të përballuar një garë politike. Intelektualët janë katandisur për copën e bukës dhe ky është turp i madh se Parlamenti ka nevojë për avokatë, juristë, ekonomistë, intelektualë, jo për njerëz kush e ka makinën më të shtrenjtë apo kostumin”. Fjalë të cilat shpresojmë dhe urojmë të gjithë t’i dëgjojë edhe kryeministri me të vetët. Apo edhe Ilir Meta. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.