“Fuck the politicians”. Cumberbatch mban fjalim në teatër për krizën e imigrantëve

Postuar në 30 Tetor, 2015 15:33

Ndërkohë që Europa po përmbytet nga imigrantët, kur në Gjermani pas sirianëve po flitet për afganët e kur urrejtja dhe e dajthta po fiton terren, Britania e Madhe ka bërë një zgjedhje pragmtaiste dhe optimale: nuk pranon më shumë se 20 mijë imigrantë në pesë vite. Kjo falë edhe pozicionit gjeografik. Kriza e imigrantëve që janë të një rrace dhe feje tjetërka ndarë Europën mes humanizmit dhe kufizimeve emocionale dhe instintktive që sjell një ndryshim demografik i këtillë. Aktori britanik Benedict Cumberbatch, i bërë i njohur me serialin e Sherlock Holmes, Hamletin në teatër ka dalë me një pozicion të hapur kundër vendimit të qeverisë brittanike. Mediat raportojnë se pas një shfaqjeje në teatër ai madje ka mbajtur një fjalim mes të cilave ka lëshuar edhe një “Fuck the politicians”, që i është miratuar. Ai ka bërë thirrje për të ndihmuar imigrantët sirianë duke mbledhur deri më tani 250 mijë stërlina për organizatën “Save the Children”. Në fjalimin e vet aktori ka rrëfyer përvojën e një mikut të vet që kishte shkaur vullnetar në ishullin grek të Lesbos ku mbërrijnë 5000 njerëz për çdo ditë. Mbështetja morale për fjalimin nuk ka munguar por opinioni në Europë është thellësisht i ndarë. Thirrje të tilla nga bota e artit janë të njohura, por asgjë nuk mund të ndryshojë një mentalitet dhe kufizimet e një rrace që duket se ishte fshehur mirë pas termit Qytetërim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.