"Transparenca.sb": Qeveria mbahet në këmbë se do Ilir Meta. Edi Rama synon likujdimin e LSI-së përmes sistemit zgjedhor me prim

Postuar në 28 Tetor, 2015 22:29

Sali Berisha është njeriu kryesor i së djathtës parlamentare dhe aludimet se Lulzim Basha ka lëvizur me ndonjë manovër të vogël për ta spostuar janë larg realitetit. Në një intervistë për “Ora-News” sot, Sali Berisha ka përcjellë ato që mund të quhen direktiva për PD-në. Qeveria është e dështuar dhe se tani vendi, me apo pa dëshirë, duhet të përgatitet për zgjedhje. Deri aty ka disa lojëra akoma të cilat i janë bërë të njohura sot shqiptarëve sipas një versioni: atij të Sali Berisha. Së pari është koalicioni qeverisës, i katandisur në një rreckeë në duart e Ilir Metës dhe sistemi zgjedhor që vjen si pasojë e kësaj tutele që Ilir Meta ushtron ndaj Edi Ramës. Thotë Berisha:  “Për hir të së vërtetës Rama vet e pranoi që mund të iki shpejt, kurse deklaratat e Metës janë të tilla; të flak kur të dua unë. Ai që do të lexojë me ndershmëri, me gjakftohtësi dhe pa pasion deklaratat cinike të Ilir Metës ndaj mazhorancës dhe qeverisjes janë këto; kemi koalicion, unë të flak kur të dua unë. Ky është i gjithë teksti i atyre deklaratave të Metës, ku herë del vet, herë nxjerr Petritin apo njëri tjetër. Dhe kjo ka qënë e qartë dhe evidente. A vazhdon Rama të besojë dhe të rri në mëshirë të “të flak kur të dua vet”, ajo është puna e Ramës, por në fakt Rama është i rënë dhe faturën e paguan vendi, se për vendin rëndësi ka të ketë një qeveri që funksionon, një qeveri që merr vendime, një qeveri që shtyn përpara proceset, kurse kjo është një qeveri që vetëm vjedh”. Pastaj lajmi: Kryeministri ka kërkuara që sistemi zgjedhor të bëhet me prim. Edhe njëherë pra politika anti-LSI, e cila edhe për më optimistin nuk bën më punë, pasi dështimi i Edi Ramës është i tillë, saqë karta LSI është një gjethe fiku. “Rama, është një njëri që për të fjala karakter nuk ekziston. Se nga një anë çon misionarë njëri pas tjetrit për të më thënë për primin dhe nga ana tjetër zotohet se është kundër primit. Natyrisht eksperienca ime më bën mua që të shof përtej kërkesave të tij, por primi p.sh, do të ishte interesi vendit, kur ai bëhet pa një qëllim. Sepse në qoftë se primi bëhet me qëllim për të dënuar dikë tjetër atëherë ato nuk shërbejnë. Po interesi i vendit në këtë mënyrë siç po shkon do ishte primi. Absolutisht, me qëndrimin që mbajti të harrojë se mund të çojë më emisarë”. Pra shkurt: Mesazhe për Ilir Metën se Edi Rama ka dalë në Pazar me çfarëdolloj oferte të mundet. 

http://www.oranews.tv/vendi/berisha-rama-ti-harroje-emisaret-per-kodin-z...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.