Gati “Galaxy View”, një tablet gjigant

Postuar në 29 Tetor, 2015 16:36

Gjiganti teknologjik, Samsung, ka zyrtarizuar tabletin e ri të kompanisë, Galaxy View. Kompania akoma nuk ka njoftuar zyrtarisht për çmimin e tij, por pritet që ai të kushtojë rreth 600 dollarë. Samsung Galaxy View, ashtu siç ishte raportuar më parë, vjen me ekran 18.4-inç me rezolucion 1080p. Ky tablet peshon 2.65 kilogramë. Samsungu thotë se tableti ka bateri 5700mAh dhe qëndron “zgjuar” deri në tetë orë teksa ju shikoni video. Galaxy View ka procesor octa-core 1.6GHz dhe 2GB RAM, pjesë e setit Samsung Exynos 7580, sipas njoftimit nga Samsungu në një blog. Hapësira e brendshme e tij është 32GB ose 64 dhe mund të zgjerohet përmes mikro-SD-kartelave. Kamera mbi ekran është 2.1MP. ai përkrah lidhjen me Bluetooth 4.1, Wi-Fi dhe 4G. Tableti i ri vjen me sistemin 5.1 Lollipop.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.