Erë lufte në Ballkan. Serbia ble armë nga Rusia, Vuçiç: “Në një botë me konstelacione të reja forcash ne kemi për detyrë të mbrojmë territorin tonë”

Postuar në 28 Tetor, 2015 20:38

Pas vizitës në SHBA, kryeministri serb, Aleklsandër Vuçiç, ndodhet për një vizitë tre ditore në Rusi. Mediat kryesore serbe i kanë kushtuar vëmendje marrëveshjeve ushtarake me Rusinë dhe faktit se Serbia ka rënë dakord të blejë një pjesë të armatimit në këtë vend me të cilin ka marrëdhënie tradicionale. Shumëkush ka ngritur pyetjen se përse Serbia ble armë në Rusi, armë të cilat kryeministri Vuçiç ka specifikuar se janë “difensvive”. Pra shërbejnë për të mbrojtur vendin. Përgjigja e tij i shtohet zërave të fundit të disa mediave perëndimore se Ballkani po rrëshket sërish në kaosin e luftës dhe shtetet po marrin masa. Thotë Vuçiç: “Për ata që pyesin se përse kemi na duhen ne këto armë, le të bëjnë të njëjtën pyetje se përse disa vende fqinj me ne kanë nevojë për armë, kur ata rrethohen nga vende të NATO-s dhe kur vetëm një vend në Ballkan nuk është në NATO, Serbia”. Në fakt edhe Maqedonia nuk është në NATO, as Bosnje, Kosova dhe Mali i Zi, ndaj nuk është e qartë mirë se kujt i adresohet kjo deklaratë. Por Vuçiç paralajmëron edhe ndryshime të mëdha gjeopolitike, teksa u është drejtuar serbëve: “Serbia nuk ka ngritur zërin kur të tjerët pajisen me helikopterë, tanke, artileri...Nesër – në një botë me konstelacione të reja forcash – ju do të më pyesni se çfarë bëre për të mbrojtur vendin? Le të themi se këto që po marrim nuk janë armë me karakter ofensiv, por ne kemi për detyrë të mbrojmë territorin tonë”, tha ai. Një ndryshim kursi i dukshëm nga vetëm dy vite më parë kur flitej për paqe dhe stabilitet në Ballkan. 

http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2015&mm=10&dd=28&nav_id=95864

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.