Edhe ambulancat e spitaleve te Konçesionari i Jaguarëve për 1 miliardë lekë

Postuar në 29 Tetor, 2015 12:05

Partia Demokratike dononcoi një tjetër aferë korruptive sipas saj që ka të bëjë me tenderin e ambulancave të spitaleve. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputetja Eleina Qirici tha se edhe ambulancat “blihen tek Papuli”, aty ku janë porositur edhe xhaguarët e personaliteteve qeveritare.
“Para se të marrte Jaguarët me xhama të zinj, makinat e sheikëve, tek dyqani i Papulit, afera 2 milionë euroshe, Edi Rama i ka dhënë atij edhe 1 miliardë e 247 milionë lekë për blerje ambulancash.
Ja ku është dokumenti zyrtar që tregon se Ministria e Shëndetësisë ka dorëzuar tek ndërtuesi personal i Ramës pothuajse gjithë fondin limit, për blerje ambulancash”,- tha ajo duke publikuar edhe një dokument.
Sipas saj, “korrupsioni thellohet çdo ditë sipas skemës së Edi Ramës, ku nuk ka tender, nuk ka garë, nuk pritet kush ofron më pak. Paratë bëhen gati e shkojnë tek miqtë e tij”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.