Basha përgatitet për zgjedhje të parakohshme, propozon vetëm taksën e pronës për fermerët

Postuar në 29 Tetor, 2015 12:19

Në një takim me banorë të Petovës në Fier, kreu i opozitës, Lulzim Basha ka bërë të ditur se fshatarët do të paguajnë vetëm një taksë, atë të pronës. Ai ka theksuar se të gjitha paratë që do të mblidhen nga taksa e pronës do të shkojnë për investime në kanale kulluese dhe vaditëse.
"Taksa vetme për fshatin do të jetë taksa mbi tokën. Taksë tjetër nuk do të ketë. Taksë prej 350 lekë për dynym dhe taksë e tokës do të shpenzohet e gjitha për vaditjen dhe kullimin. Hapi i dytë është nafta pa akcizë, dhe hapi i tretë që do të ndërmarrim është ulja e çmimit për të gjitha imputet"-theksoi Basha.
Sipas njoftimit të Partisë Demokratike, fermerët shprehën shqetësimet e tyre për kostot e larta të bujqësisë. "Një pleh që është shumë i domosdoshëm për serat, në Itali është 20 euro këtu tek ne është 250 mijë lek. Në Kosovë një kuintal ure është tek 30 euro, tek ne është 70 mijë lek. Edhe mungojnë tregjet zoti kryetar, ne nuk kemi një treg, nuk dimë ku ti çojmë. Ia dhe mikut, ia dhe shokut, nuk na i ke dhënë ne"-u shpreh njëri prej tyre.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.