“Është koha që shqiptarët t’u kapin për zhelesh e t’u nxjerrin përjashta”

Postuar në 29 Tetor, 2015 12:37

Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate të mëdha mes pozitës dhe opozitës. Jozefina Topalli, ish-kryetare e Kuvendit, ka deklaruar se situata është e tillë që deputetët e së majtës, disa prej tyre, duhen nxjerë prej zhelesh nga Kuvendi. “Ka mbet mazhoranca të përfaqësohet nga burra 1 e 50 të gjatë. Para disa vitesh i kam thënë rojes që ta marrë ta nxjerrë prej zhelesh një deputet këtu.Por jam nxituar. Sot është koha që shqiptarët t’ju kapin të gjithëve për zhelesh dhe t’ju nxjerrin përjashta”, tha Topalli. Ironia është se deputeti Taulant Balla ka folur për komplekse dhe frustracione të Topallit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.