Zbythet qeveria. Burgu për kuponin, opsion sekondar. A ka ndikuar kjo qasje në klimën e biznesit?

Postuar në 28 Tetor, 2015 16:01

Mazhoranca ka bërë një lëshim për sa i përket trajtimit të “kuponit tatimor”. Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve mazhoranca ka rënë dakord që të tërhiqet nga “vendimi për ta trajtuar si vepër penale “moslëshimin e kuponit tatimor”, por u tërhoq nga propozimi i saj i parë për të dënuar menjëherë me 3 vite burg këtë vepër”. Pra në fillim do dënohesh me gjobë dhe pastaj me burg. Por PD-ja mendon se kjo zgjidhje është e gënjeshtërt dhe nuk i përgjigjet synimeve të një ligji në rregullimin e një aktivteti. “Ligji e lë të paqartë se kush ndëshkohet penalisht, pronari i biznesit apo shitësi që nuk lëshon kupon. Ligji tatimor, që iu referua qeveria si zgjidhje, gjobit personin e pajisur me NIPT dhe jo shitësin”, tha Oerd Bylykbashi. Të sillet në kujtesë se kjo tërheqje e qeverisë vjen pasi kryeministri Edi Rama e “mprehu njëherë shpatën” e bashkë me një deputet të quajtur Erjon Braçe u përballën me kreun e Dhomës Amerikane të Tregëtisë pikërisht për këtë dispozitë. Me sa duket përplasja ka qenë sa për sy e faqe, pasi qeveria vjen sot me këtë zbythje e cila duhet thënë se është një nga faktorët e përkeqësimit të klimës së biznesit në Shqipëri. Ndonëse nuk pranohet publikisht. Vetë reagimi i Dhomës Amerikane për sanksione të tilla dëshmon se biznesi ndihet i pasigurt dhe nën represion. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.