Qeveria në krizë. Hedh në veprim Nikolla Markun dhe “çështjen Janullatos”

Postuar në 27 Tetor, 2015 13:32

Para disa muajsh, në një intervistë të vetën, Ylli Rakipi, dikur një bashkëpunëtor shumë i ngushtë i Sali Berishës, do të zbulonte diçka për krijesën politike me emrin At Nikolla Marku. “Këtë e zgjodhën ne për t’iu kundërvënë politikave greke. Natyrisht niveli i tij intelektual është jo i plotë...Unë kam qenë një nga iniciatorët e ngritjes së tij...”, tha Rakipi. Pra njeriu që ka mbërthyer një copë tokë në Elbasan dhe përpiqet të bëjë politikë të madhe është një instrument i segmenteve politike shqiptare dhe asgjë më shumë. Sot ky prift, kisha e të cilit nuk njihet nga askush në botë përveçse Shqipërisë, që as ajo nuk e njeh, ka depozituar një kallëzim penal për kryepeshkopin Janullato ku rendit akuza të cilat publiku shqiptar i ka të njohura nga shkrimet të Kristo Frashërit para disa viteve. Kallëzimi përfshin akuza të tilla si “Ndryshime në statusin e Kishës Ortodokse pa bazë ligjore dhe teologjike; Shkelje të statusit kishtar në favor të shovinizmit grek duke bërë propagandë të hapur dhe të fshehur në favor të Vorio- Epirit; Liturgji meshtare në gjuhën greke; Ndërtim i Sinodit të Shenjtë jashtë statusit të vërtetë të Kishës Ortodokse shqiptare; Ndërtim dhe restaurim i kishave në stilin grek; Bashkëpunim i ngushtë me qeveri të ashtuquajtura Vorio-Epiri; qarkullim financash dhe pastrim parash për biznese dhe ndërtim kinse kishash (financime të dyshimta); Përfshirje e drejtpërdrejtë në glorifikim të viktimave të ushtrisë greke gjatë luftës italo-greke; Shkelje e sovranitetit territorial, manipulimin dhe deformimin e traditës historike shqiptare në lidhje me Kishën Ortodokse shqiptare”. Është edhe një për lobim kundër “imazhit të vërtetë të Republikës së Shqipërisë”, që është qershia mbi tortë. Ngado që ta rrotullosh këtë çaltisje patriotike, ajo të çon në një drejtim: qeveria është në hall të madh dhe siç bënte zoti Berisha, po vetëshërbehet me diversione.

Comments

Submitted by Rilindasi (not verified) on

Ky Janullatosi mendoj se nuk ka pune me Kishën Ortodokse Auotqefale Shqiptare të themeluar nga NOLI i MADH. Në krye të kësaj Kishe duhet të vihet patjetër një Prift Shqiptar,pse jo edhe AT NIKOLL MARKU,Nolist dhe atdhetar Shqiptar.

Submitted by porosenkos (not verified) on

bejne mire qe ngacmojne grekun,,, ja pse, qe kur Rama gremisi kishen e Dhermiut, ,,, tha ne parlament se ortodokset jane shqiptare dhe jo greke,,,,, pastaj greket i nxoren nje shef kabineti, e kerkonin per ushtare,,,,tani radhen e ka Rama,,,me At Markuin,,, te shohim se cfar do te nxerin greket pastaj,,, por mos aman,,, mos ndaloni popullin ne kufi pasi ska faj....

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.