Anti­informaliteti, gjobiten 4.000 biznese me vlerë1.5 milionë euro

Postuar në 27 Tetor, 2015 08:05

Aksioni anti­informalitet gjatë 23 ditëve të para ka gjobitur 4.400 biznese në të gjithë vendin. Sipas “Gazeta Shqiptare” vlera e gjobave arrin në 1.5 milionë euro. Në total rezultojnë të jenë rreth 61.000 subjekte të kontrolluara, nga të cilat, rreth 5.500 janë gjetur me shkelje dhe për 4.400 është vendosur masa e gjobës. Inspektorët e Tatimeve kanë gjetur biznese me mall pa faturë, të cilin e kanë sekuestruar, subjekte me punonjës të padeklaruar dhe subjekte të paregjistruara. Sipas të dhënave paraprake nga Tatimet, mësohet se përqindja më e madhe e subjekteve me shkelje është konstatuar në Fier, me 16% të totalit të subjekteve që janë kontrolluar në atë qytet. Sipas tabelës përmbledhëse të publikuar nga “Monitor”, mësohet se kompanitë më të rregullta ishin në Durrës, ku vetëm 4% e subjekteve të kontrolluara në atë qytet ishin problematike. Në total, në 23 ditë aksion janë vendosur rreth 202 milionë lekë gjoba, apo rreth 1.5 milionë euro. Rezulton që gjoba mesatare për një subjekt ka qenë 45 mijë lekë. Në vlerë absolute, gjobat më të mëdha janë vendosur në Tiranë, me rreth 93 milionë lekë, ndjekur nga Lezha me 17 milionë lekë. Janë rreth 880 subjekteve në total, të cilave u është konfiskuar mall pa faturë, ndërsa ishin 672 punonjës që janë gjetur të padeklaruar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.