Albana Vokshi: Edhe FRESSH shoqëri civile, agjencia shtetërore i jep fonde?!

Postuar në 27 Tetor, 2015 12:04

Nga fondet e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, ka përftuar edhe FRESSH në shkelje të ligjit, por AMSHC u ka dhënë fonde po ashtu shoqatave me projekte të padobishme. Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Albana Vokshi, ka publikuar dje listën e organizatave joqeveritare që kanë përfituar fonde, ku spikasin edhe projekte qesharake si një fond 18 milionë lekë për shoqatën IDC, me projektin: “Kariesi nuk është destin për personat me aftësi të kufizuara. Ai mund të luftohet duke krijuar shprehitë e duhura”. Deputetja Vokshi kërkoi nga Kryeministri që të hetojë ndarjen e fondeve të AMSHC-së, duke thënë se po abuzohet me to.

“Janë rreth 20 deri në 30 shoqata që marrin të gjitha fondet. Edhe në qeverinë tonë kështu ka qenë, por shoh që e njëjta tendencë është dhe me ju. Si mund të çahet kjo? Do t’i kërkoja Kryeministrit që ta shihte listën e fondeve të AMSHC-së me që është në varësi të Kryeministrit dhe të shohë me kujdes shpërndarjen e fondeve publike. Ka vende për abuzim dhe korrupsion”, tha Vokshi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.