“Kangaroo”, vjen kompjuteri i xhepit

Postuar në 27 Tetor, 2015 15:49

Kompjuterët me sistemin e ri të Microsoftit, Windows 10, po vijnë në forma të ndryshme. Këtu përfshihet edhe një version i ri, i cili mund të futet në xhep. “Kangaroo” sjell versionin më të ri të sistemit të Microsoftit, me shumë karakteristika dalluese nga kompjuterët tjerë. I prodhuar nga kompania “InFocus”, “Kangaroo” kushton 99 dollarë. “Kangaroo” vjen me fuqinë e një laptopi, procesor Atom x5, 2GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme. Ai ka porte HDMI dhe për USB. Pajisja ofron po ashtu “superbateri” që qëndron zgjuar për katër orë me vetëm një mbushje. Kompania prodhuese premton se në të ardhmen do të sjellë disa veçori shtesë te ky lloj kompjuteri. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.